Diten e sotme Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Bledar Duro 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjecare ne qytetin e korces konkretisht shkolla Sotir Gura, arrestimi i 45-vjecari eshte bere pasi dyshohet se ky i fundit ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve.
Burime nga policia bënë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në WhatsApp nga mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji. Kanë qenë vajzat që, bashkë me prindërit, i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë, dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit.
Sipas informacioneve nga burime policore, mesazhet dërgoheshin kur nxënësit nuk ishin në shkollë. Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan nxënëset të ndërmerrnin një hap tjetër për t’u drejtuar policisë së Korçës.
Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.