SELANIK- Ne nje dite te bukur e plot shkëlqim kur Nentori sapo kishte hyrë, shiptarët nga anë e anës, u rimblodhen edhe njehere në një takim entuziast të diasporës, që kesaj radhe kryeministri yne athetar, e mbajti ne Selanik, nje nga qytetet me pergendrimin me te madh te shiptareve në Greqi.
Ky takim i kryeministrit me diasporen, vinte ne kuader te nje turi ne dysa qytete Europiane ku ka pergendrim shiptaresh, pa harruar edhe takimin pak jave me pare ne Neë York.
Organizimi i takimeve me shiptarët e diaspores, ne gjithe ket tur, ka patur nje veçori. Shpalosjen ne mënyre demonstrative, te atdhetarizmit, madje herë herë me nota nacionaliste ne retorikën e kryeministrit.
Kjo retorike e re, nuk mund te lere indiferente analistët politike, qe kanë pare teksa Edi Rama, ne moshën 60 jeçare ështe gdhire befas atdhetar.
Analistët Enton Abilekaj dhe Andi Bushati thanë për Piranjat se Edi Rama nuk mund të quhet atdhetar pasi një atdhetar jep jetën për
Kombin e vet, dhe jo ta shesë atë. Në takimet e shefit te madh, nuk mund te mungonte si gjithmone, edhe Noizy, mbreti që ecën rënde me 100 kile.
Mercedesi superluksoz i reperit te njohur që e ka ndjekur kimba këmbës kryeministrin ne te gjithe turin e diaspores, ishte parkuar krah gindra mjeteve te tjera me targa Shqiperie që dominonin parkingun e Porto Palace Hotel. Por githashtu per te ndjekur shefin nuk mund te mungonin as drejtorët, punonjesit e administrates dhe padyshim kryetaret e bashkive.
Por per te ndjekur ramën, nuk shkojne vetem militantet dhe administrata. Ka edhe nga ata që duan thjeshte ta shohin… kshtu per kuriozitet.
Ndersa të moshuarit gesendisin dhe akuzojne, me te rinjte ngrejnë zerin jashtë salles ku po luhet një tjeter akt i komedise politike ne ndihmë te emigranteve që kjo e fundit i detyroi te ikin nga syte kembet.