23.4 C
Pogradec
23.4 C
Korçë
22.9 C
Bilisht
23.9 C
Ersekë
23 C
Maliq
23.7 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Pogradeci nuk njeh fitore jashtë fushe/Mundet nga Kastrioti 2-0. Samuel Nikaj jep dorëheqjen

- Advertisement -

Pogradeci nuk njeh fitore jashtë fushe/Mundet nga Kastrioti 2-0. Samuel Nikaj jep dorëheqjen

Sot në orën 14:00 në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës u përballën Kastrioti dhe Pogradeci një sfidë e cila u fitua 2-0 nga krutanët. Kjo ishte ndeshja e parë e fazës së dytë e vlefshme për kategorinë e parë të futbollit.

Për Kastriotin golat u shënuan nga nga Kapllani në minutën e 56-të dhe Hoxja në të 89-ën.

Për Pogradecin u ndëshkua me të kuq mbrojtësi Ivani në të 33-ën.

Skuadra liqenore nuk njeh asnjë fitore jashtë fushe dhe po jashtë fushe ka një golavarazh të dobët ku ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka pësuar 11 të tillë.

Për momentin skuadra renditet në vendin e tetë me 15 pikë.

Pas përfundimit të ndeshjes sipas burimeve nga RTSH Sport trajneri Samuel Nikaj ka dhënë dorëheqjen pas kësaj humbje.

✏️REDI DANDALLAKU

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit