5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Shoqata e Gazetarëve AEJ, dega Shqipëri, dënon me forcë kërcënimin dhe shantazhet ndaj gazetarit të Report Tv Armand Braho

- Advertisement -

Shoqata e Gazetarëve AEJ, dega Shqipëri, dënon me forcë kërcënimin dhe shantazhet ndaj gazetarit të Report Tv Armand Braho, nga një punonjës i administratës publike në Bashkinë Pogradec, gjatë kryerjes së detyrës.

Ky akt i paprecedent kundrejt një gazetari është një sulm i hapur ndaj fjalës së lirë dhe intimidimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme!

AEJ Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Policisë së Shtetit dhe të Drejtësisë që të hetojnë me përparësi këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve.

Gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbrojtjen e së vërtetës. Kërcënimi dhe presioni ndaj tyre dëmton jo vetëm profesionin e gazetarisë, por edhe të drejtën e publikut për të qenë i informuar.

Shoqata shpreh mbështetjen për Armand Brahon dhe për të gjithë gazetarët që përballen me sfida të tilla në përpjekjen për të informuar publikun. Për çdo situatë AEJ Albania do të informojë dhe platformat ndërkombëtare”, thuhet në reagim. 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit