Pogradec: Një i dehur ka goditur nga jashtë ambientet e një salloni bukurie, duke shkatërruar mjedisin.
Sipas informacionit, rreth orës 20:30, një person ka hyrë në sallonin që ndodhet në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit, ku ka thyer disa pajisje të brendshme dhe xhamat e subjektit. Policia ka bërë shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit, ndërsa pritet që të zbardhen edhe rrethanat e ngjarjes dhe shkaku që e çoi këtë shtetas në kryerjen e këtyre veprimeve. Aktualisht, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor.