Nga: Eduart Bardhushi
Sot u zgjova dhe telefonova një shok i cili punon në Bashkia Korçë, si e diel, ditë pushimi, të pinim një kafe, mu përgjigj sekretaria telefonike “…është jashtë zonës së mbulimit”, epo mendova nuk do ketë valë, telefonoj një shok tjetër nga Maliqi për t’u takuar për një punë, përsëri mu përgjigj sekretaria telefononike “…është jashtë zonës së mbulimit”, telefonoj për herë të fundit dhe një shok nga Bilishti e hapi, epo më në fund thashë, por sa e hapi degjohej zhurmë (e folur njerëzish dhe muzikë), direkt u përgjigj vëlla flasim me vonë se jam me roaming, jam në Greqi po iki për në Selanik. Në rregull i thashë.
Dal në Pazari i Vjetër për të pirë një kafe, ishte plot me tironsa epo thashe turizëm më në fund, shkoj në një lokal ku ulen korçarë dhe atje plot me tironsa – durrsakë.
Nuk po dëgjoja dialektin korçar në asnjë vend… ngre kokën shikoj TV ishte takimi i Kryeministrit Rama në Selanik, ahaaaa me kishte dalë nga mendja…sapo ikën plani bust i Ramës, kamera kap 3 shokët që unë telefonova.
Ëhë kuptoj thashë, mbarova kafen dhe u nisa për në shtëpi.