10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.6 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Zyrtare/ Dy fitoret radhazi dhe kreu i Superligës, Ivan Gvozdenovic rinovon me Skënderbeun

- Advertisement -

Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i Skënderbeut edhe për tre sezonet e ardhshme. 45-vjeçari serb ka bindur drejtuesit në Korçë, që i kanë ofruar rinovimin e kontratës trajnerit.

“Ivan Gvozdenovic edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë”, njoftojnë korçarët.

I afruar në stolin e bardhekuqve në 26 nëntorin e 2022, Gvozdenovic drejtoi Skënderbeun në Kategorinë e Parë, duke u shpallur kampion dhe ngjitur ekipin në elitën e vendit.

Tanimë në Superligë, në dy ndeshjet e para në drejtimin e tij, Skënderbeu ka marrë dy fitore dhe kryeson renditjen. Klima e mirë në ekip, dëshira dhe pasioni që serbi ka treguar edhe në stol, ka sjellë edhe rinovimin për ish-lojtarin që ka mbajtur veshur fanellën e korçarëve në fushë./ Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit