Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i shpalli në kërkim, kapen në Pogradec pjesëmarrësit e protestës.
Policia e Elbasanit shpalli në kërkim dy kryetarë dhe një eksponent të opozitës, të cilët morën pjesë mbrëmjen e djeshme në protestën në Elbasan. Sipas informacioneve, të shoqëruar nga policia janë kryetari i PD-së Pogradec, Genti Çela, kryetari i PL-së Pogradec, Gentian Çala. Ata u ndaluan nga policia e Pogradecit për llogari të DVP Elbasan, ndërsa mësohet se janë dërguar pranë kësaj drejtorie. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me shoqërim apo ndalim të këtyre personave.