Pas publikimit të Pogradecipress.al për sportisten Paola Gjata, shkruan trajneri i parë i sportistes, Llazi Kërxhalli: Respekt për punën, vullnetin e saj dhe arritjet… Respekt për familjen që i ka qëndruar pranë që në moshën 11-vjeçare. Paola ka dalë kampione kombëtare me të gjitha grupmoshat pogradecare U-14, U-16, U-18. Nga cilësitë e saj ka përfaqësuar Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian për U-19, si qendra kryesore.
Më pas, për mungesë mbështetjeje me fonde nga Bashkia, ekipi u shkri. Ajo kaloi së bashku me 2 shoqe të saj te ekipi i Skënderbeut me të rriturat. Karriera e saj pati rritje, duke u shpallur kampione kombëtare me të gjitha grupmoshat dhe, së bashku me shoqet e saj, e riktheu Skënderbeun si kampion kombëtar, nën mbështetjen e Bashkisë dhe drejtimin e stafit, Pandush Kapedani, Orlando Koja, Olsi Haxhillari, etj.
Sot ajo luan në ligën e parë të Bosnjës, duke na nderuar edhe si komb. Respekt dhe suksese në vazhdimësi, vajzë pogradecare!