5.2 C
Pogradec
4.3 C
Korçë
5.2 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
2.2 C
Maliq
6.1 C
Liqenas
Monday, November 11, 2024

Strategjitë Kombëtare të Turizmit! Zhvillohet në Korçë takimi i parë konsultues në qarqet e vendit

U zhvillua në Korçë takimi i parë konsultues në qarqet e vendit i dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Turizmit (2024-2030), me pjesëmarrjen e Zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Ilva Gjuzi, aktorëve institucionalë të qarkut tonë, operatorëve turistikë të rajonit, universitetit, etj.

Rajoni ynë përbën një pjesë mjaft të rëndësishme të destinacioneve turistike në vend. Korça është tashmë e vizituar në çdo stinë, Pogradeci është i lidhur më së shumti me turizmin veror, ndërkohë që interesi i vizitorëve po orientohet edhe drejt natyrës e klimës malore të Kolonjës, Maliqit, Pustecit, por edhe Devollit.

Gjatë takimit u bë një vlerësim për arritjet dhe sfidat e këtij sektori dhe domosdoshmërisë për të forcuar sinergjinë e bashkëpunimit brenda e jashte rajonit, në funksion të shtimit të numrit të turistëve vendas e të huaj dhe sigurimit të një turizmi gjithëvjetor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit