17.9 C
Pogradec
18.6 C
Korçë
18.3 C
Bilisht
17.6 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Maliq/ U shfrytëzua për prostitucion nga bashkëjetuesi dhe një shtetase tjetër, policia në kërkim të 2 shtetasve…

- Advertisement -

Mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur një shtetase 25 vjeçe, e cila ka pretenduar se rreth 1 vit më parë, është shfrytëzuar për prostitucion, nga bashkëjetuesi i saj, shtetasi A. F., 34 vjeç dhe nga shtetasja R. M., 34 vjeçe. Menjëherë pas deklarimit të 25-vjeçares, ka nisur puna për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për provimin e rrethanave të këtij kallëzimi. Nga verifikimet e deritanishme, ka rezultuar se shtetasja R. M., është aktualisht në kërkim, e dënuar me 8 vjet burgim, në vitin 2021, nga Gjykata e Apelit e Korçës, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit