4.5 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
4.8 C
Bilisht
6.1 C
Ersekë
5.9 C
Maliq
5 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Gripi në prag! Shpërndahen vaksinat në qendra shëndetësore, mjekja: Diabetikët të mos neglizhojnë vaksinën e gripit sezonal

- Advertisement -

Burimi:Shqiptarja.com

Në të gjitha qendrat shëndetësore të Fierit janë shpërndarë  27 mijë doza vaksine për gripin sezonal. Gjatë 10- ditëshit të parë të procesit vihet re interes i shtuar i popullatës në zonat rurale, por njëherazi dhe rënie e ndjeshme e interesit në qytet.

“Ka përdorim të mirë në krahasim të mirë në vitet e tjera, por nuk është sa duhet. Grupet tona kanë dalë në terren për të sensibilizuar popullatën që të vaksinohen para se të nisë sezoni i gripit”, tha shefja e Shërbimit Epidemiologjik në Fier, Anila Moci.

Moci thekson në intervistën për Report tv se sfidë mbetet ndërgjegjësimi i diabetikëve, të cilëve format e rënda të gripit mund tu kushtojnë edhe jetën.

Instituti i Shëndetit Publik ka shpërndarë në mbarë vendin 280 mijë doza vaksine për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut.  Krahas vaksinës së gripit, javën e ardhshme pritet të vijnë dhe 5.800 doza anti-covid për nënvariantet e reja të omikronit si pjesë e planit përgatitor për grupet në risk. Vaksina e gripit dhe covid-it mund të aplikohet në të njëjtën ditë pranë të gjitha qendrave shëndetësore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit