Temperaturat përvëluese të verës kanë lënë pasoja në sektorin e bujqësisë. Fermeret e fshatrave Pojan dhe Kreshpanj në Maliq, të njohura për kultivimin e faasuleve shprehen për Report tv se në periudhën e lulëzimit të bimës temperaturat ishin 40 gradë ndaj lulet u dogjën nga dielli. Në këto kushte rendimenti këtë sezon përllogaritet në 20 për qind. Nga 100-150 kg per dynym që kanë marrë vitet e tjera, sivjet u prodhua vetëm 15-25 kg për dynym.
Rënia e prodhimit të fasules në fushat e Maliqit ka sjelle menjeherë dyfishimin e çmimit. Aktualisht fermerët e Maliqit po e shesin me shumicë 600 lekë për kg ndërsa vjet ishte gjysma e këtij çmimi.
Edhe pse kanë dyfishuar çmimin, fermerët thanë se nuk presin fitime por synojnë të mbulojnë shpenzimet duke llogaritur vlerën e farës, punimin e tokës, agregatet dhe plehrat kimikë.
Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Maliq kontaktaur me telefon bën të ditur se në gjithë fushën e Maliqit janë kultivuar 320 hektarë fasule, kryesisht varieteti i bardhë por dhe fasule pllaqi./ Shqiptarja.com