3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Nga Gentian Çala: NESËR DO TË FLASË DHE NUK DO TU DËGJOJË!

- Advertisement -

NESËR DO TË FLASË DHE NUK DO TU DËGJOJË!
Administrata publike në Qarkun e Korçës është detyruar që të marrë pjesë nesër në takimet e Ramës, kjo mesa duket, si shprehje e “dashurisë pa kufi” për liderin.
Nesër do të flasë dhe përurojë projektet dhe “arritjet” e qeverisë në qarkun ku produktet bujqësore (kryesisht të pemtarisë) hidhen ose shiten nën kosto, në qarkun ku çdo palë zgjedhje kemi një deputet më pak sepse firon popullsia, kryesisht moshat e reja dhe familjet e reja, forca më e madhe e punës.
Nesër do të fillojë me përrallat e zhvillimit, e Shqipërisë së 2030-s e të integrimit europian, sepse ky nuk do t’ia dijë për pensionistët, hallet e të cilëve janë shtuar me shtrenjtimin e jetesës, të cilët as nuk arrijnë që të blejnë ilaçet dhe me zor mbyllin muajin. Po kujt i thua?!
Ky do të vijë tu flasë nesër në takimet me hir e me pahir dhe do të ikë pa ju dëgjuar, sepse nuk dëgjon me askënd!
Gentian Çala

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit