Kupa e Shqipërisë/Pogradeci fiton 2-0 ndaj Luftëtarit. Në turin e dytë gjen Kukësin
Pogradeci luajti ndeshjen e parë dje në fushën e vetë, në orën 13:30 të vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër Luftëtarit të Gjirokastrës, sfidë e cila u fitua me shifrat 2-0 nga pogradecarët të cilët u kualifikuan për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Pogradeci e nisi këtë sdidë me një formacion miks ku titullarë që në pjesën e parë luajtën edhe dy afrimet e fundit Lila dhe Dragoj e 22-vjeçarin nigerian Friman Pius.
Goli i parë erdhi në minutën e 24-ërt ku pas një krosimi të Kasmollarit ishte Lila që kërceu fort në brendësi të zonës dhe goditi fort me kokë duke kaluar në avantazh skuadrën për 1-0.
Ndërsa goli i dytë erdhi në pjesën e dytë në minutën e 67-të kur Kastrati i gjendur në brendësi të zonës dhe me portierin në pamundësi pasi ishte i shtrirë goditi fort dhe gjeti rrjetën për 2-0.
Në turin e dytë liqenorët do të ndeshen me Kukësin. Edhe ky tur do të jetë me një ndeshje dhe eliminim direkt. Sfida kundër verilindorëve luhet në Kukës më datë 20 nëntor.
✏️REDI DANDALLAKU

