0.6 C
Pogradec
-0.9 C
Korçë
-1.3 C
Bilisht
-3.1 C
Ersekë
-1.6 C
Maliq
0.1 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Maliq/ Rrezikon të kalbet qepa e magazinuar. Fermerët: “U shkatërruam, as ndihme as suvencione nga shteti….”

- Advertisement -

Fshati Orman është një nga fshatrat e qarkut të Korçës që kultivon kryesisht qepën dhe pataten. Por, sipas fermerëve, edhe këtë vit produkti i tyre po mbetet stok ose po kërkohet të shitet me çmime shumë të ulëta. Tregtarët dhe grumbulluesit aktualisht e kërkojnë me 20-25 lekë për kilogram, një çmim shumë më i ulët se kostoja e prodhimit, ku minimalisht çmimi i pranueshëm duhet të ishte jo më pak se 40 lekë.

Fermerët shprehen se këtë vit nuk kanë arritur të mbulojnë as shpenzimet. Ndërkohë, qepa e magazinuar rrezikon të kalbet nëse nuk shitet brenda pak kohësh.

Një tjetër problem për fermerët është mungesa e subvencioneve nga shteti. Ata paralajmërojnë se nëse situata nuk përmirësohet, do të heqin dorë nga bujqësia dhe do të kërkojnë të largohen drejt shteteve europiane.

Vetëm në fushën e Maliqit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit, bëhet e ditur se janë kultivuar 800 hektarë qepë të varieteteve të ndryshme. Ndërkohë, burime të tjera raportojnë se rreth 80% e prodhimit është magazinuar dhe është ende stok nga vetë fermerët.

E njëjta situatë për fermerët e Ormanit paraqitet edhe për kulturën e patates.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit