9.1 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.2 C
Bilisht
8.2 C
Ersekë
7.9 C
Maliq
9.2 C
Liqenas
Tuesday, April 21, 2026

Fshati Lin në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Evropë

- Advertisement -

Burimi:Albania Post

Vendbanimi palafit i Linit në Pogradec – pas gërmimeve 4-vjeçare të arkeologëve shqiptar dhe atyre nga Universiteti i Bernës – ka rezultuar më i vjetri në Evropë.

Një vendbanim ky, mbi 8 mijë e 400-vjeçarë, në të cilin është zhvilluar bujqësia, zejtaria dhe peshkimi.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar “një zbulim të rrallë”, që përveçse ka vlerë të padiskutueshme historike dhe arkeologjike, do të jetë një pikë e re referimi për turizmin shqiptar.


Arkeologu nga Zvicra, Albert Hafner, ka thënë se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër.

“Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Evropë. Kjo është e lidhur edhe me ngritjen e disa pyetjeve për të ardhmen. Pse këta njerëz vendosën të kalonin në vendbanime në breg të liqenit? Këto janë pjesë të studimit”, ka treguar ai.


“Ne, nga viti në vit, gjithmonë kemi rezultate, të cilat janë befasuese edhe për ne, siç është edhe rasti i këtij viti”, ka shtuar arkeologu shqiptar.

Përveç arkeologëve, e pranishme në raportimin e rezultateve ishte edhe ambasadorja zvicerane, e cila ka thënë se është e lumtur që Zvicra ka qenë pjesë e këtij kërkimi.

Sakaq, gërmimet po zhvillohen nën ujë, pasi ky vendbanim ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen.

Këtë vit, në sheshin 1 dhe 2 është zbuluar një sasi lënde drusore, e cila i përkiste platformës së vendbanimit dhe me braktisjen e saj, pjesë të tij u depozituan edhe në breg.

“Nga të dhënat paraprake kuptuam se sheshet 1 dhe 2 që ndodhen në jug të vendbanimit i përkisnin bregut të liqenit të asaj periudhe. Pra ky vendbanim nuk shtrihej përtej këtyre rilevimeve. Elementet prej druri, duke qenë se ishin pjesë e platformës, na ndihmojnë të kuptojmë teknikat e lidhjeve të tyre në arkitekturën e ndërtimit”, sipas arkeologëve.

Këto të dhëna, referuar atyre, janë pjesë e studimit të mëtejshëm dhe merren për herë të parë në konstruksionet e shtyllave në vendin tonë.

Sakaq, vrojtimet 3 dhe 4 ndodhen sipër vendbanimit dhe shërbejnë për dokumentimin e shtresës kulturore.

Gjatë gërmimeve janë nxjerrë objekte të ndryshme, të cilat janë kryesisht vegla stralli, enë të ndryshme qeramike, fragmente eshtrash kafshësh, si dhe janë marrë mostra sedimentologjike për analiza laboratorike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit