Njoftimi i gjykatës:
Përshëndetje të gjithëve!
Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 14.10.2024 ora 12:30 seanca me objekt: “Marrja në pyetje e personit të arrestuar”, ndaj shtetasve V.Sh, A.M, L.G të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301 dhe 25 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj këtyre shtetasve.
Ju faleminderit!

