4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Nga Eduart Bardhushi: “Festa e Mollës”, ku sheshi dekorohet dhe fermeri varfërohet/ Sot festojmë për mollët… Nesër… ndoshta dhe për qepët…

​Nga: Eduart Bardhushi”Festa e Mollës” në Dvoran…
Ah, festa e madhe që organizon Bashkia Korçë për të festuar për frutin tonë “të çmuar”. Festë i thënçin se mollët po shiten me një çmim që as për farë kungulli nuk bën ! 30-35 lekë për kilogram, thonë fermerët e Dvoranit. Çmim poshtërues apo jo? Por ja që për Bashkinë Korçë, edhe kjo është arsye për festë!Raqka kryetari ynë, me siguri do të jetë i pari që do të ngrejë dolli në sheshin e mbushur plot me dekorime të bukura. E imagjinoj duke u fotografuar me mollë në dorë, buzëqeshjen e përhershme në fytyrë, teksa mediat do të raportojnë për suksesin e madh të këtij evenimenti “të përmasave ndërkombëtare”, ndërkohë që në fshatin Dvoran, fermerët me siguri nuk do të ndjekin festën, pasi mollët e tyre që festohen në qendër të fshatit, ironikisht, nuk vlejnë as sa të paguajnë dritat e shtëpisë. Ata që kanë punuar gjithë vitin për këto mollë do të hanë me zor një darkë modeste, duke menduar se festa e mollës, që mbase dikur ishte nder për ta, tashmë është veç një karnaval i pakuptimtë.E di ç’do të thonë? “Bashkia po bën më të mirën për të promovuar mollët korçare!” Promovim i shkëlqyer, apo jo? Por si mund ta promovosh diçka që s’ka vlerë? Si të festojmë për mollën kur fermeri është duke u falimentuar? Nëse do të kishim një festë të vërtetë, atëherë ndoshta duhet të festonim “Faleminderit që po na shkatërroni jetesën”!Filo dhe ekipi i tij e kanë ndarë mendjen, festë do të ketë dhe do të na mbushin kokën me fjalë të bukura, me premtime boshe për “strategji zhvillimi” dhe “ndihma për fermerët”, ndërkohë asgjë nuk lëviz për t’i ndihmuar ata që punojnë nga mëngjesi në darkë. Në vend të kësaj, ata do të kënaqen me pamjen e një sheshi të zbukuruar me ndonjë skulpturë prej molle të artë, ndërsa realiteti është se mollët po shiten me çmime qesharake.Një festë që nuk ka kuptim kur festa e jetës dhe e punës së tyre po shkatërrohet dhe nuk është se nuk e dinë, thjesht bëjnë sikur nuk e shohin!Epo, për sa kohë që fotot e festës dalin mirë, kush ka nge të merret me çmimin e mollëve?Sot festojmë për mollët… Nesër… ndoshta dhe për qepët…

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit