Ashtu siç ishte planifikuar sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak në Pogradec, e cila u zhvillua me përplasje të shumta dhe debate për pikën Projekt-Vendimi, Për përcaktimin e linjave të transportit urban brenda qytetit, vendqëndrimet, tarifën e shërbimit dhe oraret e funksionimit. Një përfaqësi e banorëve të fshatit Udënisht dhe Mëmëlisht ishin të pranishëm në këtë mbledhje ku të indinjuar debatuan me këshilltarët. Ata thonë se nuk mund të përshkojnë rrugën për tek terminali i ri, pasi ka një distancë të largët dhe kërkuan që linjat që lidhin Pogradecin me fshatrat e njesisë administrative Udënisht, të kenë një vendqëndrim të pranueshëm për ta.
Linjat e transportit me këto zona shërbejnë sidomos për fëmijët që ndjekin shkollën në Pogradec, por teriminali i ri ndodhet në distancë të largët dhe zgjat rrugën dhe kohën e qëndrimit në qytet. Por duket se nga ana e Këshillt Bashkiak ende nuk ka një zgjidhje, pasi këta të fundit nuk deri në këto momente nuk kanë pranuar që të ketë një vendstacion të dakortësuar me banorët, në pikën më të afërt për ta. Në këto kushte pritet që të kryhen përsëri konsultime publike, edhe pse vetë banorët e kanë shprehur mendimin e tyre.
Sot gjatë mbledhjes së Këshillit ka pasur akuza të shumta nga qytetarët në drejtim të Pushtetit Vendor, ku nuk kanë munguar dhe tonet e larta. Gjatë mbledhjes është kërkuar dhe ndërhyrja e policisë bashkiake për të larguar qytetarët nga mbledhja. Gjithashtu rast i pa precedent ka qënë kur drejtuesja e këshillit i ka bërë thirrje mediave për të ndaluar filmimet e mbledhjes së këshillit.
LËNDA: Njoftim për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Pogradec
Të nderuar!
Ju njoftojmë se ditën e Premte më datë 11.10.2024, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Pogradec, zhvillohet mbledhja jashtë rradhe e Këshillit të Bashkisë,e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në bazë të ligjit 139/2015, neni 53 pika 4, dhe Regullores së Këshillit Bashkiak nr.40 datë 05.03.2020 me këtë rend dite :
1. Projekt – Vendim : Miratimi i Rendit të ditës.
2. Projekt – Vendim: Miratimi i Procesverbalit të datës 26.09.2024
3. Leximi I vendimeve dhe konfirmimet e prefektit për mbledhjet e datës 26.09.2024.
4. Projekt-Vendim: Për përcaktimin e linjave të transportit urban brenda qytetit, vendqëndrimet, tarifën e shërbimit dhe oraret e funksionimit.