13.6 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.2 C
Bilisht
12.5 C
Ersekë
12.8 C
Maliq
14.1 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Korçë/ Policia vizitë në disa shkolla, ja programi që po zhvillohet me të rinjtë.

- Advertisement -

Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në fshatrat Podgorie dhe Ravonik.

Takimet u zhvilluan nga ndihmësspecialistët e DVP Korçë, me nxënësit dhe me stafet pedagogjike të këtyre shkollave.

Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për çështje që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, bullizmin dhe format e shfaqes së tij, për mënyrën sesi duhet të mbrojmë veten dhe të tjerë nga shfaqja e bullizmit, për dhunën në shkollë dhe në familje, për hapat që duhet të ndërmarrë secili prej nesh për të raportuar dhunën dhe për sigurinë në internet.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, për të pasur një bashkëbisedim më të thjeshtë dhe më praktik ndërmjet tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit