Një 40-vjeçar në Leskovik i jep fund jetës duke u vetëvarur.
Sipas informacioneve nga policia, ngjarja u raportua nga një banor i zonës, i cili njoftoi autoritetet përmes një telefonate. Policia e komisariatit të Kolonjës u nis menjëherë drejt vendngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike, por policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.