3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!

- Advertisement -

Viti ri akademik nisi në mbarë vendin, ku vihet re rritje e lehtë e numrit të studentëve në Durrës dhe Elbasan, ndërsa Shkodra, Korça, Gjirokastra mbeten në të njëjtat shifra me vitet e tjera. Shumica e studentëve të rinj kanë zgjedhur degët: Infermieri, Inxhinieri elektronike dhe Ekonomik. Ka rënë interesi për degët e mësuesisë, të cilat pritet të reformohen.

Shqetësim mbetet mungesa e një linje transporti për studentët, ku siç shihet në pamje numri i madh i automjeteve private shakton kaos në qarkullim.
Ndërsa në Universitetin e Shkodrës 898 studentë nisen vitin e parë, ku numri më i lartë është tek Infermieria, ndërsa degët e Mësuesisë me regjistrime të pakta do t’i nënshtrohen reformës.
“Do të diskutojmë mundësinë e hapjes së degës së Albanologjisë, ku të integrojmë aty degë si histori-Gjeografi dhe Gjuhë-Letersi që kane numer te ulët studentësh. Janë disa programe që duhet të reformohen”, tha rektori Tonin Gjuraj.

Në Universitetin e Elbasanit numerohen 1100 studentë ne vit te pare, ku kryesojnë deget: Teknologjia e Informacionit, Ekonomia dhe Infermieria. Për herë të parë u regjistruan dhe studentë nga Lugina e Preshevës.
Korça mirëpriti 490 studentë në vitin e parë, ku vihet re i njëjti trend i te rinjve për infiermerinë, inxhinieri elektronike dhe edukim fizik. Ekonomiksi nuk regjistroi asnjë student dhe do të mbyllet, ndërsa shkenca politike, degët e mësuesisë dhe mujqësia shënojnë numrin të ulët regjistrimesh.
“Për degët me pak studentë do merret një vendim. Unë s’jam për t’i mbyllur por pedagogët duhet të marrin përsipër të japin mësim përtej ngarkesës sepse nuk do i përcjellim në shtëpi ata pak studentë të regjistruar”, tha rektori Lenci Ekonomi.
Me 394 studentë të rinj, degët e Infermierisë dhe Ekonomikut vijojne te jene me te preferuarat në Universitetin e Gjirokastrës. Sipas rektorit Jaho Canaj asnje dege nuk rrezikom mbylljen por sërish ato të mësuesisë regjistruan pak studënte në vitin akademik 2024-2025.


Universiteti i Durrësit, i dyti më i madh në vend pas Tiranës, çeli dyert për 18 mijë studentë në vitin akademik 2024-2025.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit