Ditën e sotme u inaugurua qendra e dytë shëndetësore në qytetin e Pogradecit. Në kuadër të 300 qendrave ku janë bërë investime në 2024, Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka përzgjedhur edhe dy qendra në fshatrat Proptisht dhe Hudenisht të rrethit të Pogradecit.
Elona Katiraj thekson se njera prej qendrave u inaugurua sot, dhe të dyja qendrat janë të pajisura me kushte bashkëkohore dhe të gjitha databazat e nevojshme për shërbimet shëndetësore.
Ajo gjithashtu nënvizon se qendra shëndetësore e Proptishtit ofron shërbim për 3000 persona, ndërsa pranë qendrës shëndetësore të Hudenishtit gjithashtu shërbejnë 3000 banorë të zonës.
Këto investime do të vazhdojnë edhe për ambulanca, ku do të bëhet maksimumi për të siguruar shërbime cilësore për banorët e zonave përkatëse.
Elona Katiraj shpreh mirënjohje për stafin e të dyja qendrave dhe, mes emocionesh, i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që në vitet e ardhshme të ketë sa më shumë qendra shëndetësore dhe ambulanca për qytetin e Pogradecit.