11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Korçë/ Nis viti i ri akademik në Universitetin Fan S. Noli, 490 studentë ulen për herë të parë…

- Advertisement -

2336 studentë në Universitetin e Korçës kanë nisur sot vitin e ri akademik. Deri më sot, 490 studentë janë regjistruar në këtë universitet, të cilët do të ulen për herë të parë në 4 fakultetet e tij. Sipas të dhënave, janë regjistruar 40 studentë më pak se vitin e kaluar.

Programet më të preferuara mbeten infermieria, mamia, inxhinieria IT – një degë e hapur për herë të parë këtë vit – dhe edukimi fizik. Ndërkohë, degët që kanë parë një interes më të ulët nga studentët janë degët e mësuesisë dhe bujqësisë.

Ekonomiksi, në Fakultetin e Ekonomisë, që prej 3 vitesh nuk ka regjistruar asnjë student, pritet të mbyllet me vendim të Senatit. Ndërsa programi i Shkencave Politike, i riorganizuar për herë të parë, nuk ka tërhequr interes të madh nga studentët, pasi aktualisht janë regjistruar vetëm tre studentë.

Regjistrimet pritet të vazhdojnë edhe në fazën e tretë, ku, sipas autoriteteve të universitetit, pritet që numri i studentëve të regjistruar të rritet.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit