4.4 C
Pogradec
5.9 C
Korçë
6.9 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
6.8 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

Nga Redi Dandallaku: Pogradeci bën thjesht atë që kishte për detyrë, fiton 2-0 kundër Kukësit / Veriorët një skuadër e “dorëzuar” në fushë. Raza shënon gol spektakolar

- Advertisement -

Nga Redi Dandallaku: Pogradeci bën thjesht atë që kishte për detyrë, fiton 2-0 kundër Kukësit / Veriorët një skuadër e “dorëzuar” në fushë. Raza shënon gol spektakolar

Ditën e shtunë në orën 14:00 u luajt sfida midis Pogradecit dhe Kukësit në “Pogradeci Stadium”, e vlefshme kjo për javën e 7-të të kategorisë së parë e cila u mbyll me fitoren e vendasve me shifrat 2-0.

Loja nisi më së miri për vendasit ku shënuan që në të 3-ën minutë ku pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Kasmollari ishte Danladi që goditi me kokë brenda zonës dhe kaloi në avantazh të tijët.

Sulmet e Pogradecit vazhduan intensivisht ku protagonistë ishin Pengu dhe Kasmollari me topat e hedhur dhe lojën e krijuar në zonën kundërshtare, Danladi me ndërhyrjet dhe forcën e tij, e ndërkohë Kukësi tentonte të gjente golin me anën e sulmuesit goleador dhe kapitenit të tyre Beshiraj i cili ka qenë pika e tyre më e fortë në gjashtë javët e para, por sot u bllokua më së miri nga mbrojtja e vendasve dhe inskursionet dhe pasimet e Birçajt dhe Hilaj për tek sulmuesi, linin shumë për të dëshiruar. Me sulme intensive dhe dy raste të rrezikshme me Pengun e Beçkën nga ana e liqenorëve dhe kundërsulme të paqarta nga kuksianët, u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën ishin po pogradecarët që sulmonin dhe krosimet ishin kryefjala e kësaj pjese të dytë por që asnjë prej tyre nuk rrezikoi seriozisht portën kundërshtare. Nga ana tjetër kuksianët ishin totalisht të “dorëzuar” dhe nuk arritën të krijojnë raste konkrete përveçse një rasti rreth minutës së 80-të kur një goditje me kokë u prit më së miri nga portieri i sapoardhur, malazezi 31-vjeçar Jelovac.

Duhet të vinte minuta e 73-të që të vendosej qetësia kur Raza tentoi nga rreth 30 metra me një goditje të fortë dhe shënoi një gol spektakolar duke çuar shifrat në 2-0. Ky ishte edhe goli i frymëmarrjes pasi loja e liqenorëve ra ndjeshëm dhe gabimet në pasime dhe daljen para ishin më të shumta, por edhe Kukësi nuk pati më forcë reagimi pas pësimit të të dytit. Në fakt edhe pse përballë një kundërshtari pa pikë ideje në fushën e lojës, Pogradeci sërish nuk bind mjaftueshëm dhe shfaq probleme në krijimin e rasteve konkrete, vonimin e aksioneve dhe qartësinë para portës.

Pas kësaj fitore Pogradeci renditet në vend të shtatë me 9 pikë dhe pas dy javësh udhëton drejt Vlorës për tu përballur me Flamurtarin pretendent, të renditur në vend të dytë.

Mbetet për tu parë nëse liqenorët do të arrijnë të bëjnë mrekullinë në Vlorë apo të marrin qoftë 1 pikë, pasi në ndeshjet e luajtura jashtë nuk kanë arritur të marrin asnjë të tillë.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe sulmuesi Erjon Dragoj, produkt i akademisë së qytetit i cili është afruar ditët e fundit me skuadrën. Dragoj provoi të luajë për dy sezone me Korabin dhe një me Lushnjën por tashmë ka zgjedhur të rikthehet në Pogradec.

Kategoria e parë rikthehet më 20 tetor pasi do të ketë një pauzë për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares shqiptare kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit