9.7 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Thursday, May 15, 2025

Korçë/ Qeveria rriti pensionet, Raqka rrit çmimin e ujit për inat të Edi Ramës

- Advertisement -

Siç kuptohet, Bashkia e Korçës, po i rrit tarifat për ujin e evadim të ujërave të ndotur edhe në fshatra ku nuk ka ujësjellës e kanalizime, për të shlyer borxhet që Ujësjellësi ka në banka e për të kompensuar vjedhjet që deklarohen si humbje, por dhe për të përballuar pagat e patronazhistëve, të punësuar mbi numrin e organikës së miratuar të punonjësve…

Në muajin qershor 2024, qeveria nisi propagandën mediatike për gjoja rritjen e madhe të pensioneve, por pa deklaruar përqindjen; ndërsa në muajin korrik, Sotiraq Filo i Bashkisë së Korçës, mendoi se pensionet do bëheshin sa paga e tij dhe urdhëroi të rriten çmimet e ujit e shërbimit të kanalizimeve.

Më 22 korrik 2022, krye bashkiaku Filo, i propozoi Këshillit Bashkiak, rritjen e çmimit të ujë-kanalizimeve, ndërsa pas 3 ditësh, këshilltarët e PS që kanë shumicën, miratuan propozimin e Raqkës, me Vendim Nr. 110, datë 25 korrik 2024.

Korçë/ Qeveria rriti pensionet, Raqka rrit çmimin e ujit

Brenda datës 25 korrik, akoma pa u miratuar nga Prefekti i Qarkut të Korçës që e ka afatin ligjor 10 ditë; Bashkia i çoi vendimin shoqërisë Ujësjellës- Kanalizime për nisje procedurash, ndërsa Drejtoria e Ujësjellësit, pas dy ditësh ia dërgoi për miratim Entit Rregullator të Ujit.

Enti Rregullator i Ujit, me Vendim Nr.27, datë 12 shtator 2024, pranoi dhe miratoi kërkesën e Bashkisë e Ujësjellësit të Korçës, për rritjen e tarifave të furnizmit me ujë dhe evadimit të ujërave të ndotur në qytet e zonat rurale.

Korçë/ Qeveria rriti pensionet, Raqka rrit çmimin e ujit

Sipas vendimit të publikuar në “Fletore Zyrtare”, Enti Rregullator i Ujit e ka miratuar kërkesën për rritjen e tarifave të ujit e kanalizimeve, megjithse Bashkia e Ujësjellësit i Korçës, nuk kanë paraqitur këto të dhëna:

– Pasqyrat financiare të vitit 2023, të certifikuara nga ekspert i autorizuar; planin e biznesit 2024-2028 të ujësjellësit; modelin dhe arsyet e aplikimit për nivelin e ri tarifor, organigramën dhe përshkrimet e punës së stafit sipas pozicioneve të tyre; akt-marrëveshjet e kredive midis shoqërisë dhe institucioneve kredi-dhënëse dhe vendimin e bashkisë të miratuar nga Prefekti.

Siç kuptohet, Bashkia e Korçës, po i rrit tarifat për ujin e pijshëm dhe evadimin e ujërave të ndotur edhe në fshatra ku nuk ka ujësjellës e kanalizime, për të shlyer borxhet që Ujësjellësi ka në banka e për të kompensuar vjedhjet që deklarohen si humbje, por dhe për të përballuar pagat e patronazhistëve, të punësuar mbi numrin e organikës së miratuar të punonjësve.

Burimi: Pamfleti

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit