15 C
Pogradec
15.5 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
13.8 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
16 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

“Më tradhtonte…” Gjykata e Korçës le në burg Bledar Trëndafilin, zbardhet dëshmia e plotë…

- Advertisement -

Mbrëmjen e datës 31 gusht, me një shishe benzinë me vete, Bledar Trendafili ka shkuar tek banesa ku qëndronte bashkëshortja e tij, Melisa Trendafili, së bashku me dy fëmijët. Ai e ka pritur atë për disa minuta në ambientet e jashtme, dhe kur ajo është kthyer nga puna, Bledar i është afruar bashkëshortes, e ka lagur me benzinë dhe i ka vënë zjarrin. Më pas, ai është larguar qetësisht në drejtim të paditur.

Fqinjtë e saj i dhanë ndihmën e parë dhe më pas ajo u transportua drejt spitalit të Korçës, i cili e dërgoi në kryeqytet për shkak të djegieve të shumta, për mjekim më të specializuar në QSUT.

Fatmirësisht, edhe pse kishte djegie të shumta në krahë dhe bark, ajo arriti të kalonte rrezikun për jetën. Pas afro një muaji në arrati, të enjten e parë të tetorit, Bledar Trendafili u vu në pranga nga policia në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, aty ku dyshohej se kishte qëndruar i fshehur. Kontrollime të shumta ishin kryer nga policia e Korçës në fshatrat e rrethinës dhe deri në kryeqytet.

42-vjeçari shprehu pendesë për ngjarjen, duke dhënë arsyet që e shtynë të merrte këtë akt ekstrem. Gjatë seancës, ai u shpreh me lot se nuk donte ta bënte dhe se ishte në një gjendje të rëndë emocionale pasi Melisa Trendafili nuk e lejonte të shihte fëmijët.

Prokuroria e Korçës kërkoi caktimin e masës së arrestit me burg për Bledar Trendafilin, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit