23 C
Pogradec
22.8 C
Korçë
22.3 C
Bilisht
22.4 C
Ersekë
22.2 C
Maliq
23.2 C
Liqenas
Friday, June 19, 2026

Korçë/ Zhvillohet konkursi NASA SpaceApps Challenge, të rinjtë e Korçës…

- Advertisement -

Zhvillohet në Shqipëri për të 10-in vit radhazi NASA SpaceApps Challenge, ku këtë vit, për herë të parë, ky konkurs është zhvilluar në qytetin e Korçës. 70 mijë të rinj marrin pjesë nga e gjithë bota, prej të cilëve 60 vijnë nga Shqipëria.

Ndryshe nga vitet e tjera, kur ky konkurs është zhvilluar në kryeqytet, sipas Hatixhe Bilibashi, këtë vit erdhën në Korçë për të përfshirë edhe të rinjtë korçar, duke dhënë idetë e tyre në lidhje me zgjidhjet që NASA kërkon për sfida të ndryshme.

Bilibashi tregon se këtë vit janë 20 sfida që lidhen me planetet, hapësirën dhe ruajtjen e energjisë, ku kërkohen zgjidhje nga këta të rinj.

Blendi Avdolli, fitues i medaljes së artë, tregon për eksperiencën e tij në këtë konkurs, duke shprehur se ka 7 vite që punon në gjuhën e programimit.

Të rinj nga e gjithë Shqipëria do të japin zgjidhjet e tyre për 20 sfida dhe do të konkurrojnë me rreth 70 mijë të rinj nga e gjithë bota.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit