Korçë
Në zbatim të programit “Siguria e të rinjve”, në shkollën 9-vjeçare “Shaban Hoxha”, në fshatin Plasë, u zhvillua një orë edukative me nxënësit e klasave të gjashta.
Gjatë kësaj ore u trajtuan temat dhuna në shkollë dhe në familje, bullizmi dhe bullizmi kibernetik, trafikimi i qenieve njerëzore dhe siguria në internet.
Gjatë kësaj ore, nxënësit diskutuan mbi llojet e dhunës në shkollë dhe në familje, me bullizmin dhe shfaqjen e tij në forma të ndryshme, shkaqet dhe problematikat që mund të çojnë në dhunë, në shkollë dhe në familje, masat parandaluese që duhet të ndërrmarë secili nga ne ndaj bullizmit dhe dhunës.
Gjatë orës edukative, nxënësit treguan interes dhe drejtuan pyetje të ndryshme mbi temat që u diskutuan.