Burimi: Korca Boom
Zakonisht pas çdo ndeshjeje ka edhe një ditë pushimi ose ekip të ndarë në grupe, por këtë herë Gvozdenoviç nuk ka menduar të lërë të tijtë pushim. Në orën 17:00 të pasdites së djeshme i gjithë ekipi pa përjashtim ishte në proces stërvitor edhe pse akoma nuk kishin kaluar 24 orë nga humbja e fundit.
Në seancën e parë u punua në dy pjesë ku vazhdon t’i kushtohet rëndësi përgatitjes fizike dhe seancat nuk janë ndërprerë për asnjë moment.
Më pas pjesa e dytë ishte një stërvitje me topin dhe një pjesë edhe taktike. Kështu do të vazhdohet deri ditën e ndeshjes së radhës me një seancë stërvitore.
Stërvitja e radhës do të jetë sot pasdite në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” dhe kjo do të thotë se pas humbjes Skënderbeu është “dënuar” të mos pushojë asnjë ditë të vetme.