4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Festivali i Serenatave, emblemat e muzikës korçare performojnë sonte te Pazari i Vjetër

- Advertisement -

Burimi: Shqiptarja.com

Në Korçë u mbajt mbrëmë nata e parë e Festivalit të Serenatave, ndërsa për të gjithë dashamirësit e kesaj muzike sonte zhvillohet nata e dytë. Festivali i Serenatës feston bukurinë dhe romancën e serenatave, traditë për të cilën Korça është e njohur dhe kërkon të ruajë trashëgiminë e saj kulturore.

Në qytetin e bukur të serenatave po zhvillohet “Korça Serenights Festival”.  Emblemat e muzikës korçare, që i kanë kushtuar jetën serenatave të bukura në rrugicat me kalldrëm përcollën emocione të jashtzakonshme mbrëmjen e së premtes.

Serenatat korçare janë më shumë se një traditë, ato janë një formë e veçantë shprehjeje dhe rrëfejnë histori dashurie, jete dhe tradite.Ardhur në këtë formë edhe sot serenatat ngjallin interes të veçantë edhe për të rinjtë.I tillë është rasti i Harmonia Band që performoi për publikun artdashës korçar në ambjentet e muzeut arkeologjik.

Jo vetëm në muzeun arkëologjik por festivali u zhvendos edhe në pazarin e vjetër me performancën e jashtzakonshme të vëllezërve Prifti.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit