Burimi: Korca Boom
Ndërkohë që portali ynë gjatë këtyre ditëve ka zbuluar krejt shortin e Skënderbeut në volejboll për femra, madje me informacione po ndjek hap pas hapi volejbollin e femrave të Skënderbeut, është klubi që ka dalë me njoftimin e vet zyrtar.
Klubi “Skënderbeu” ka publikuar sot në mëngjes foton me njoftimin e ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia që do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 14:00.
Sigurisht që gjithë vëmendja e klubit shumësportësh është te vajzat e volejbollit të cilat po i japin tonin volejbollit shqiptar dhe padiskutim që edhe këtë sezon kanë vetëm një objektiv, titullin kampion.
ADVERTISEMENT
Pas dy fitoreve radhazi, Skënderbeu është në krye bashkë me Partizanin në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që kjo do të jetë java e tretë dhe vajzat e trajnerit Orlando Koja do të kërkojnë një tjetër fitore të pastër 3-0.
Paraqitja e shkëlqyer e vajzave të Skënderbeut në Kupën e Federatës që u zhvillua përpara disa javësh ku Skënderbeu fitoi edhe trofeun e parë, ka bërë që edhe starti i këtij sezoni të ri 2024-2025, të jetë i mirë për vajzat e rrjetës të Skënderbeut.
Dy ekipet që do të rivalizojnë Skënderbeun këtë sezon do të përballen në javën e 6-të dhe të 7-të. Në këtë mënyrë në javën e 6-të Skënderbeu do të presë Partizanin në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe në javën e 7-të Skënderbeu do të udhëtojë për t’u përballur me Tiranën. Këto dy përballje do të luhen në fund të muajit tetor.
Gjithsesi të presim dhe të shohim këtë të shtunë ku Skënderbeu do të presë Vllaznisë dhe synon fitoren e pastër.

