14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Maliq/ Çelet për të 17-it vit radhazi Festa e ëmbëlsirave, vizitorët shijojnë gatimet tradicionale…

- Advertisement -

Çelet në qytetin e Maliqit për të 17-in vit radhazi “Festa e Ëmbëlsirave”. Dikur kjo zonë njihej për kombinatin e sheqerit, ndaj banorët e ruajnë me fanatizëm këtë traditë të veçantë duke gatuar ëmbëlsira tradicionale me produkte të embla.

Kryetari i bashkisë së Maliqit thekson se përmes nismave të tilla synohet promovimi i qytetit, me qëllim ta kthejnë atë në një atraksion turistik.

Kësaj feste tradicionale i janë bashkuar edhe prefekti i qarkut, Nertil Jole, dhe kryetari i bashkisë së Korinthit, Nikos Stavrelis. Stavrelis shpjegon se të dyja bashkitë kanë një marrëdhënie disa vjeçare dhe po punojnë për binjakëzimin. Pjesëmarrja e përbashkët në këto aktivitete promovon jo vetëm vlerat, por edhe shkëmbimin e kulturave.

Kjo festë, e organizuar për të 17-in vit, mblodhi së bashku banorë dhe vizitorë të shumtë që shijuan ushqimet tradicionale të zonës së Maliqit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit