7.3 C
Pogradec
9.5 C
Korçë
9.3 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8.4 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

Rekord rastesh dhune në Qark, Arbi Basho zbardh shkaqet…

- Advertisement -

Qarku i Korçës vazhdon të shfaqë një numër të lartë rastesh të dhunës në familje. Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për vitin e kaluar janë evidentuar 362 raste me 388 persona të dënuar për vepra penale të dhunës në familje. Ndërkohë, deri më 13 shtator të këtij viti, janë regjistruar 276 raste.

Koordinatori kundër dhunës në familje, Arbi Basho, shprehet se rastet e dhunës në familje janë në rritje, por në të njëjtën kohë është shtuar edhe numri i denoncimeve.

Sipas tij, dhuna ndodh në të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe shkaqet kryesore lidhen me përdorimin e alkoolit, konfliktet me anëtarët e familjes, etj.

Basho shton se shumica e rasteve të dhunës në familje përfundojnë me divorc të bashkëshortëve, por ka edhe raste kur bashkëshortët tërheqin kallëzimet kundër dhunuesit. Gjithashtu, janë regjistruar raste të përsëritura të dhunës edhe pas përfundimit të dënimit të dhunuesit.

Në disa raste është vërejtur një tendencë e rritjes së denoncimeve nga burrat, të cilët mund të jenë viktima të dhunës nga baballarët ose vëllezërit dhe kërkojnë urdhër mbrojtjeje përmes gjykatës.

Vetëm gjatë javës së fundit, të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Qarkut tregojnë për 8 raste të dhunës në familje.


Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit