11.1 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.5 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Korçë/ Kori Lira, rrugëtimi ndër vite…

- Advertisement -

Kori “Lira” u formua në vitet 1917-1922 dhe ka 102 vite që vazhdon të jetë aktiv, duke ruajtur dhe përçuar magjinë e këngëve qytetare të Korçës dhe jo vetëm. Në netët e ftohta të qytetit, ky kor ngrohte zemrat e njerëzve duke kënduar nën dritaret dhe ballkonet, me një kitarë ose mandolinë në dorë. Themeluesit e këtij kori krijuan një trashëgimi të vyer, e cila është ruajtur dhe pasuar brez pas brezi me përkushtim. Sot, kori “Lira” ka nxjerrë në pah artistë me të cilët Korça krenohet, duke i dhuruar qytetit tingujt më të bukur të këngës dhe muzikës.

Një ndër artistët më të njohur të këtij kori është Thanas Kondili, një ikonë e muzikës korçare dhe serenatës. Ai rrëfen për MCN disa nga momentet më të rëndësishme të udhëtimit të Korit “Lira”.

Sipas tij, në të gjithë historinë e muzikës shqiptare, grupi më karakteristik ka qenë Kori “Lira”, ndërsa me humor thekson se korçarët janë bekuar nga natyra me vesh dhe zë të veçantë.

Ndërkohë, Pandi Bello, dirigjent i Korit “Lira”, tregon se kori përbëhet nga 32 anëtarë, ku nga anëtarët e vjetër kanë mbetur vetëm dy: Pandi Tasellari dhe Llazi Balashi. Ai thekson se koncertet e Korit janë të pandërprera gjatë gjithë vitit.

Ai shpjegon se provat zhvillohen dy herë në javë dhe se tradita e këtij kori po ruhet dhe pasurohet me kalimin e kohës.

Kori “Lira” është një pasuri artistike dhe kulturore jo vetëm për korçarët, por për të gjithë vendin, duke mishëruar vlerat qytetare dhe artistike të qytetit ikonik të Korçës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit