21.1 C
Pogradec
21.3 C
Korçë
20 C
Bilisht
21.3 C
Ersekë
21.1 C
Maliq
21.1 C
Liqenas
Wednesday, June 17, 2026

Aksident në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti përplas këmbësoren, dërgohet në spital…

- Advertisement -

Korçë: Aksident në aksin Korçë – Pogradec, mjeti përplaset me një kambistore. Aksidenti ndodhi disa minuta më parë në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet tip benz goditi një kambistore femre që tentoi të kalonte rrugën. E dëmtuara është dërguar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit