0.4 C
Pogradec
-0.8 C
Korçë
-1.5 C
Bilisht
-1.4 C
Ersekë
-1.3 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, February 9, 2025

Nis restaurimi i lagjeve muzeale të Pogradecit, ja sa do ti kushtojë bashkisë…

- Advertisement -

Pas shume vitesh premtime te vazhdueshme duket se po merr rruge nisja e punimeve per rehabilitimin e plote te 2 lagjeve muzeale ne qytetin e Pogradecit, konkretisht lagjia Topleci dhe rrugen Naim Frasheri. Nje investim ky i qeverise Shqiptare qe pritet te nisi brenda ketij viti dhe do ti kushtoje buxhetit te shtetit 650 milion leke te reja.

Mes rehabilitimit te plote te lagjes ku perfshihet sistemimi i rrjetit rrugor, ndertimi dhe unifikimi i fasadave, ndricimi dhe kanalizimet do te risillen ne jete edhe banesat e kolosve Kuteli e Poradeci si dhe rikthimi ne nje objekt te pershtatshem te fototekes Cici dhe shkolles se dyte shqipe ne Shqiperi e cila ndodhet po ne kete lagje.

Banoret e lagjeve shprehen se kane pritur prej kohesh kete investim.

Nga periudha e nisjes se punimeve ky projekt pritet te zgjas rreth 1 vit e gjysem, duke kthyer te dyja keto lagje ne nje potencial me vlera kulturore dhe historike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit