Sot isha në fshatin Lin, vendbanimin më të vjetër në Europë por edhe pjesë e 100 fshatrave të rilindjes urbane!
U ndjeva vërtet keq në një vënd që dukej sikur koha ishte ndalur.
Një fshat i dënuar me harresë dhe neglizhencë nga pushteti qëndror dhe ai lokal ku pothuaj përgjatë gjithë rrugës pëballesh me fasada të rrënuara nga koha e komunizmit por dhe ndërtime bajate të viteve të fundit!
Rasti kur Bashkia ka asete arkeologjike dhe historike qe i lakmon çdo vend dhe nuk i perdor!
Duhet lobuar fort në qeveri duke çuar projekte konkrete për reabilitimin dhe rikonstruksionin e të gjithë infrastukturës dhe fasadave, në mënyrë që ti përgjigjen natyrës të zonës për tu përkëthyer më pas në mirëqënie për banorët.