5.2 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.7 C
Bilisht
3.5 C
Ersekë
3.6 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, November 12, 2024

Pas denoncimit të STOP, për infermjerin në Pogradec, reagon Gentian Çala….

- Advertisement -

Nga Gentian Çala/ PORTALOMANIA E PORTALOREGJISORËVE

A ju kujtohet se afro një vit më parë, Ministrja e Shëndetësisé në vizitën e saj në Spitalin e Pogradecit, e cila e shpalli të suksesshëm portalin me foton e infermierit të emisionit investigativ “Stop”?!

Portali për infermierinë dje mori një të krisur, megjithëse pakënaqësité nën zë kanë ekzistuar vazhdimisht. Portali nuk ishte zgjidhje, por pjesë e problemit. Portali u krijua që ti jepte të interesuarve një shpresë dhe përzgjedhje të drejtë, kurse në të vërtetë ishte thjesht instrument jomeritokracie në duart e pushtetarëve. Portali nuk ka as emër dhe nuk merr as përgjegjësi, ai është thjesht koncept burokratik.

Ndaj unë denoncoj sot ata që e krijuan ose që e zbatuan. Denoncoj ata që e shpallën verbërisht si “mënyrën më të mirë” të rekrutimit të stafit. Përrallës së portalit po i del boja, po aq sa portaloregjisorëve të regjimit. Patronazhistët dhe mbështetësit e partisë në pushtet fitojnë në portale jo se janë më të mirë për punët në institucionet publike, por se kanë mbështetjen e përzgjedhësve, të cilët kanë emra dhe janë individë të fshehur nën vellon e portalit.

Jepini fund këtij teatri përzgjedhje! Bëjini njerëzit që të ndihen përgjegjës për zgjedhjet e tyre, kjo mund të ishte mé e drejtë se farsa e portalomanisë.

Gentian Çala

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit