385 maturantë janë regjistruar në vitin e parë të universitetit Fan Noli në Korçë në përfundim të raundit të parë të regjistrimeve. Këtë vit janë 10 maturantë më shumë se një vit më parë, ndërsa më të preferuara kanë qenë programet infermieri mami dhe sportet në të cilat janë plotësuar të gjitha kuotat për vitin e parë.
Më pak të regjistruar ka në programet e mësuesisë dhe bujqësisë, ndërsa pa asnjë regjistrim deri më tani është programi ekonomiks dhe gjuhë shqipe e gjuhë pakicash. Për të dyja këto programe departamentet përkatëse do të marrin një vendim në rast se nuk do të ketë regjistrime edhe në raundin e dytë.
Ka pasur edhe dy ditë për çregjistrime për maturantët të cilët kanë fituar programe të preferuara prej tyre dhe janë çregjistruar nga programe të ndryshme. Sipas të dhënave këto lëvizje janë kryer vetëm brenda për brenda universitetit. Në universitetin Fan Noli në Korçë ofrohen 23 programe bachelor dhe 7 programe studimi dy-vjeçare.