Filmi i ri “Pikë Uji” i cili po merr vëmendjen e të gjithëve për mesazhet e forta, është xhiruar në qytetin e Pogradecit. Me regjinë nga Robert Budina dhe me një kastë aktorësh tepër të njohur aktorësh. Por ajo që bën më tepër përshtypje është prezenca djalit nga Pogradeci Henri Topi, nxënësit të klasës së nëntë, i cili ka pasur një nga rolet në këtë film. Gjithashtu në qytetin e Pogradecit asistuan më tepër se 200 figurantë për xhirimet e këtij filmi të cilat u realizuan vitin e shkuar. Së shpejti pritet që ai të shfaqet në kinematë e juglindjes.
Pas premierës së 12 shtatorit, filmi “Pikë uji”, do të vazhdojë të shfaqet në Tiranë dhe në të gjitha kimenate e Shqipërisë. Më pas filmi do të vazhdojë të shfaqet në kinematë e Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Gjithashtu pritet që filmi të nominohet për disa çmime ndërkombëtare./Pogradecipress.al