11.8 C
Pogradec
11.8 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
11 C
Maliq
11.7 C
Liqenas
Saturday, March 7, 2026

Filozofi i njohur Guliano di Bernardo leksion në bibliotekën e Korçës: Shoqëria duhet të…

- Advertisement -

Leksion i hapur 14 shtator
“Liberalizmi kundër totalitarizmit”
Leksion i hapur nga Prof. Giuliano Di Bernardo
Profesor Giuliano Di Bernardo një prej intelektualëve dhe filozofëve më të njohur në mbarë botën ka mbajtur një leksion të hapur në bibliotekën e Korçës. “Liberalizmi kundër totalitarizmit” erdhi si pjesë e botimi ku dy antropologji krahasohen për pushtimin e planetit tokë. Di Bernardo thotë se në këtë libër, sjell historinë e ngërçit në të cilin gjendet konflikti ruso-ukrainas i cili çon në dy alternative të mundshme: gjetjen e një marrëveshje armëpuhimi ose drejtimin drejt Luftës së Tretë Botërore
GIULIANO DI BERNARDO Filozof
Ftesa për të mbajtur këtë leksion në Korçë erdhi nga PEN Albania dhe Biblioteka publike e qytetit të Korçës
ENTELA KASI Drejtore e PEN Albania
JORIDA TOLLKUÇI Drejtore e bibliotekës publike “Thimi Mitko”, Korçë

Giuliano Di Bernardo është profesor i Filozofisë së Shkencës në Universitetin e Trentos, Mjeshtër i Madh i Orientit të Madh të Italisë nga 1990 deri në 1993, më pas themelues dhe Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe të Rregullt të Italisë nga 1993 deri në 2002 dhe më në fund, themelues dhe Mjeshtër i madh i Urdhrit të Iluminatit që nga viti 2002. Ndër botimet e tij të shumta kujtojmë: Dituria njerëzore. Nga fizika te sociologjia te feja, Filozofia e Masonerisë dhe tradita nismëtare, E ardhmja e Homo sapiens , Rusia Ukrainë: drejt Luftës së Tretë Botërore. Pikëpamja e një Mjeshtri të Madh të Masonerisë.
Koka: Giuliano Di Bernardo, profesor i Filozofisë së Shkencës në Universitetin e Trentos në Itali dhe një prej intelektualëve më të njohur në botë, ka qenë në Korçë ku mbajti një leksion të hapur mbi botimin e tij “Liberalizmi kundër totalitarizmit”. Mesazhi që përcjell është se në fund të historisë, lufta është, nga njëra anë, dhunë dhe shkatërrim, nga ana tjetër, është faktori përcaktues i ndryshimit shoqëror. Ky paradoks është i lindur te njeriu dhe është i pazgjidhshëm.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit