0.4 C
Pogradec
-0.8 C
Korçë
-1.5 C
Bilisht
-1.4 C
Ersekë
-1.3 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, February 9, 2025

Pogradec/ Biblioteka “Mitrush Kuteli”. Fluks Vizitorësh dhe Rritje e Interesit për Librin Gjatë Verës

- Advertisement -

Qyteti i Pogradecit këtë vit priti një fluks të lartë turistësh, duke sjellë gjithashtu një rritje të ndjeshme të numrit të personave që u paraqitën pranë bibliotekës “Mitrush Kuteli” për të aksesuar fondin e saj. Dhjetëra botime u përdorën nga qytetarët pogradecarë dhe turistët, duke e shoqëruar stinën e nxehtë me leximin.

Afërdita Duka, drejtoreshë e bibliotekës, tregon se numri i frekuentuesve të bibliotekës ka ardhur në rritje. Ndërkohë, ajo është shprehur se gjatë këtyre muajve janë organizuar aktivitete të shumta për lexuesit pranë bibliotekës.

Ndërkaq, Duka tregon se librat më të kërkuar janë ato artistikë, por gjithashtu nuk lihen pas as librat klasikë. Ajo shton se grupmoshat që e aksesojnë bibliotekën janë të ndryshme.

Edhe pse interneti ka ndikuar shumë tek qytetarët, një numër i konsiderueshëm njerëzish mbeten besnikë të librit, dhe gjatë pushimeve të tyre nuk ngurrojnë të kenë pranë një libër për të lexuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit