14.1 C
Pogradec
13 C
Korçë
13.1 C
Bilisht
13 C
Ersekë
12.1 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Tuesday, October 15, 2024

Nga Redi Dandallaku: Pogradeci zhgënjen në shtëpi/Mundet nga Besa 0-2. Tifozët braktisin ndeshjen

- Advertisement -

Nga Redi Dandallaku: Pogradeci zhgënjen në shtëpi/Mundet nga Besa 0-2. Tifozët braktisin ndeshjen

Sfida e djeshme mes Pogradecit dhe Besës së Kavajës e luajtur në “Pogradeci Stadium” përfundoi me shifrat 0-2 në favor të kavajasve.

Kjo ishte një ndeshje që pritej me interes nga të dyja kampet pasi të dyja klubet kanë shpalosur objektivin e ngjitjes në superligë por në fund e fituar doli Besa.

Ishin pogradecarët që sulmuan të parët e që tentonin si zakonisht topat e gjatë të nisur nga mbrojtja dhe kombinimet në krah mes Pengut dhe Panadiç por pa rezultat.

Këto sulme nuk mjaftuan pasi në minutën e 5-të pas ekzekutimit të një goditje këndore Oliveira rrëzohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti. Protestojnë liqenorët pasi ishte një rrëzim i dyshimtë por gjyqtari nuk mendon kështu. 11-metërshin e merr përsipër Mazrekaj dhe e çon topin në rrjetë për 0-1. Ka heshtje në stadium dhe festë nga stafi dhe lojtarët kavajas edhe për faktin që u zhbllokuan shumë shpejt.

Pas këtij goli të pësuar Pogradeci nuk e lëshon lojën por sulmon vazhdimisht duke kërkuar golin me goditjet e forta të Beçkës, Pengut dhe daljen para nëpërmjet dyluftimeve të fituara nga Panadiç dhe Danladi por pa rezultat dhe pa asnjë goditje në kuadrat. I vetmi rast i rrezikshëm në pjesën e parë ishte një goditje e Pengut që la të shtangur portierin dhe tifozët duke i dhuruar për një moment iluzionin e golit të barazimit por për fat të keq ajo tentativë shkoi jashtë. Pas minutës së 30-të loja bie dhe nuk ka raste konkrete.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1

Në të dytën liqenorët ndryshuan në vendosje dhe në stil loje duke luajtur me pasa më të shkurtër dhe hedhjen e krosave në zonë por sërish asnjë tentativë e rrezikshme. Ndërkohë kavajasit shfrytëzonin kundërsulmet dhe arritën që në të 55-ën pas një presioni të ushtruar tek Ivani nga Mazrekaj, mbrojtësi korçar e kthen gabim topin tek Baçi ku dhe portieri gabon disi me daljen e tij pasi më tepër u afrua për nxjerrjen nga situata të mbrojtësit, por Mazrekaj nuk fal dhe pasi rrëmben topin e hedh atë mbi kokën e Baçit duke shënuar një gol spektaolar për 0-2. Liqenorët mundohen të sulmojnë por shfaqen konfuzë, pa ide loje, të paqartë në pasime dhe ndërtim loje. Gjithashtu vihet re një mungesë kimie mes lojtarëve. Nga ana tjetër Besa nuk luan më mirë por është e fortë në mbrojtje dhe shfrytëzon kundërsulmet ku tre aksione të rrezikshme ndalen nga Baçi.

Në pjesën e dytë përveç golit të Mazrekaj u pa një lojë e dobët nga të dy krahët por Pogradeci si zot i shtëpisë zhgënjeu totalisht duke hedhur krosime në zonë kuturu dhe pasa të gabuar.

Eksperienca e Hysenllarit, driblimet dhe dyluftimet e Panadiç, dhe forca e Danlandit nuk mund të mbulojnë performancën e dobët të të tjerëve si dhe nuk mund të mbajnë dot as peshën e kapitenit Pere dhe mjeshtrit të driblimeve Shkulaku të cilët mungonin sot për arsye dëmtimi.

Pas tre javësh ka një konkluzion: Ky Pogradec ka një skemë por nuk e zbaton atë, ka stilin e “long ball” topit të gjatë, por që nuk ka rezultuar efektiv. Ka lojtarë plot, por që 4-5 bëjnë diferencën. Ky Pogradec e ka humbur stilin historik të lojës ku topi poshtë me pasime të shkurtra që e karakterizonte prej dekadash dhe e bënte fitues, nuk ekziston më.

Të zhgënjyer u ndjenë edhe tifozët pasi një pjesë u larguan rreth minutës të 75-të ndeshjes.

Ndeshja e rradhës është ajo ndaj Burrelit në transfertë dhe ndoshta rikthimi i Peres, Shkulakut dhe Qeleshit do të japë rezultat, në të kundërt nëse humbim, ndërlikohen pozitat në renditje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit