6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Pogradec/ Vijojnë kontrollet intensive dhe hetimet proaktive. Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike (Emri)

- Advertisement -

Pogradec/Vijojnë kontrollet intensive dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territori i pastër”.

Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

31-vjeçari i arrestuar, i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim më Prokurorinë e Korçës, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është përcaktuar autorësia e kultivimit të 128 bimëve narkotike që u gjetën në vendi i quajtur “Uji i Ftohtë”, njësia administrative Velçan, Pogradec.

Shtetasi Danjel Skënderi , 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Lushnjë, dyshohet se ka kultivuar 128 bimët narkotike cannabis sativa që u gjetën në këtë zonë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ky shtetas është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Danjel Skënderi i arrestuar në datën 8 gusht për kultivim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit