5.2 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.7 C
Bilisht
3.5 C
Ersekë
3.6 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, November 12, 2024

Mbyllet shkolla në Kapshticë. Banorët: Jemi të trishtuar, fshati nuk ka më fëmijë

- Advertisement -

Në rrugët e fshatit Kapshticë nuk shihen më fëmijë në këtë fillim viti shkollor. Shkolla “Remzi Lika”, e cila ka funksionuar në këtë fshat për shumë vite, këtë vit të ri arsimor nuk i hapi dyert për të pritur nxënësit. Tre nxënësit e fundit pranë kësaj shkolle u zhvendosën në fshatin Vishocic, i cili ndodhet 4 km larg Kapshticës.

Shkolla, funksionale prej vitesh, kohët e fundit për shkak të shpopullimit nuk pati më nxënës.

Banorët shprehen të trishtuar për këtë fakt, teksa thonë se emigrimi dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që ky fshat të shuhet pak nga pak.

Ndërkohë, ata tregojnë se kjo shkollë është ndërtuar më shumë se 70 vite më parë dhe në kulmin e saj kanë studiuar më shumë se 300 nxënës, por në periudhën e demokracisë numri ka rënë nga viti në vit.

Së bashku me të, edhe 5 shkolla të tjera në Maliq e Kolonjë kanë mbyllur përfundimisht dyert. Ndërkohë që 13 klasa janë mbyllur në shkolla të ndryshme të qarkut. Sivjet, në klasën e parë janë ulur në krahasim me vitin e kaluar 396 nxënës më pak, ndërsa në klasat e 10-ta mbi 500 nxënës më pak.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit