Sot në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë, solemnisht përmbyllim misionin tonë me promovimin e kostumeve popullore maqedonase nga Prespa! Ky aktivitet është ngjarja përmbyllëse e projektit “Krijimi i kostumeve tradicionale të pakicës kombëtare maqedonase nga zona e Prespës”, organizuar nga Shoqata Maqedonase “Sonce” me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare.
Të pranishmit patën mundësinë të shihnin kostumet e bukura popullore maqedonase nga zona e Prespës, si dhe versionet e miniaturave të riprodhuara nga kostumografja e njohur nga Korça, Lirika Pojani. Përveç kësaj, u prezantua edhe broshura dygjuhëshe në gjuhën shqipe dhe maqedonase për kostumet popullore të Prespës, përgatitur nga Vasil Sterjovski.
Si shenjë mirënjohjeje, disa institucioneve iu shpërndanë miniatura të kostumeve popullore nga Prespa, të cilat do të përcjellin kulturën dhe traditën maqedonase.
Vazhdojmë së bashku të ruajmë dhe të promovojmë trashëgiminë kulturore maqedonase të komunitetit maqedonas në Shqipëri!