Ditën e hënë pritet të nisi procesi mësimor në të gjithë territorin e vendit. Pak orë përpara nisjes duket se e gjithë situata me shkollat është gati. Edhe pse këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, do të ketë një ulje të numrit të nxënësve të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Vetëm në rrethin e Pogradecit, krahasimisht me vitin e shkuar, do të jenë rreth 100 nxënës më pak. Nga ana tjetër, sipas Zyrës Vendore Arsimore në Pogradec, ambientet e shkollave janë të gatshme për të pritur nxënësit.
Mangëri ndërkohë është shprehur se nuk do të ketë mbyllje të shkollave në rrethin e Pogradecit, por 2 shkolla vartëse do të bashkohen me shkollat qendrore. Ndërkaq, për nxënësit do të ketë edhe transport falas nga ana e shtetit.
Lëvizjet demografike kanë bërë që në mënyrë të vazhdueshme të kemi ulje të numrit të nxënësve. Momentalisht, drejtoritë arsimore po koordinojnë punën e mësuesve për të shmangur shkurtimet në staf. Momentalisht në ZVA në Pogradec, nuk do të ketë shkurtime të personelit arsimor./Pogradecipress.al