17.2 C
Pogradec
17.8 C
Korçë
17.2 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.8 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Thursday, June 19, 2025

Një vit nga peticioni për rihapjen e Liceut Francez në Korçë, sot po hidhen hapat e parë real

- Advertisement -

Burimi: Korca Boom

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi deklaron se po shkohet drejt rihspjes së Liceut si një gjimnaz publik, i cili do të implementojë kurrikulën franceze: “Një vit nga peticioni për rihapjen e Liceut Francez në Korçë, sot po hedhim hapat e parë realë.

Takimi me Z. Pierre Raynaud dhe Z. Jérôme Lebras, Ekspert Teknik Ndërkombëtar shënon vazhdueshmërinë e bashkëpunimit shqiptaro-francez drejt rihapjes së Liceut si një gjimnaz publik, i cili do të implementojë kurrikulën franceze.

Angazhimi i Këshillit të Qarkut Korçë do të vazhdojë të jetë i fokusuar tek mbështetja dhe ofrimi i sa më shumë mundësive për të rinjtë dhe krijimi i lehtësive teknike-operacionale në mënyrë që liceu të jetë një shembull suksesi në të gjithë Shqipërinë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit